Guterres, përhapja bërthamore kërcënon paqen botërore

2017-09-20 10:14:03 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres u tha të martën përfaqësuesve dhe udhëheqësve të vende të ndryshme që morën pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se shqetësimi ndaj armëve bërthamore ka arritur kulmin qysh nga Lufta e Ftohtë.

 

Në fjalimin e tij, Guterres theksoi se frika ndaj armëve bërthamore nuk është abstrakte, mijëra njerëz po jetojnë nën hijen e programeve raketore e bërthamore të Koresë së Veriut.

Në fjalimin e parë para rreth 130 presidentëve dhe kryeministrave të pranishëm në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme, kreu i OKB-së nënvizoi se zgjidhja me Penianin duhet të jetë politike dhe se nuk duhet të zhytemi në luftë.

Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve që të tregojnë një angazhim më të madh drejt objektivit universal për një botë pa armë bërthamore.

Shtetet që zotërojnë armë bërthamore, tha ai, kanë një përgjegjësi të madhe për të drejtuar këtë lëvizje, duke shprehur keqardhje se përhapja e armëve bërthamore krijon një rrezik të paimagjinueshëm.

Guterres i konsideroi si sfida dhe kërcënime kryesore të botës përhapjen bërthamore, terrorizmin, konfliktet, shkatërrimin sistematik të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare, ndryshimin e klimës, pabarazinë sociale, abuzimin me novacionin teknologjik dhe refugjatët. Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve të bashkohen kundër sfidave.

Mrekulli
Lajmet Kryesore