OKB, presidenti francez mbron marrëveshjen e Parisit

2017-09-20 10:01:25 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Emmanuel Macron i doli në mbrojte të martën 'Marrëveshjes së Parisit për Klimën' dhe gjithashtu kërkoi nga palët zbatimin e 'Marrëveshjes Bërthamore të Iranit', gjatë fjalimit të tij të parë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

"Marrëveshja e Parisit nuk mund të rinegociohet dhe ne nuk do të bëjmë hapa pas," tha Macron pak pas fjalimit në asamble të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, vendimi i të cilit për t'u tërhequr nga marrëveshja ka tronditur botën.

"E respektoj vendimin e ShBA-së dhe dera do të mbetet gjithmonë e hapur për të," tha Macron.

Në lidhje me 'Marrëveshjen Bërthamore të Iranit', presidenti francez tha se dokumenti i nënshkruar në korrik të vitit 2015 midis Teheranit dhe Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe ShBA-së, është i fortë dhe e ndalon Iranin që të prodhojë armë bërthamore.

Ai paralajmëroi se dorëheqja nga kjo marrëveshje është e gabuar, ndërsa mosrespektimi i saj një veprim i papërgjegjshëm." (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore