Presidenti Xi thekson rëndësinë e parandalimit dhe kontrollit të rreziqeve shoqërore

2017-09-20 09:16:16 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për qeverisje më të mirë shoqërore me qëllim zgjidhjen e përshtatshme të problemeve që ekzistojnë.

Në takimin me përfaqësuesit e policisë nga i gjithë vendi, ai theksoi rëndësinë e stabilitetit shoqëror.

"Duhet të kemi parasysh se zhvillimi dhe stabiliteti janë parime absolute, kështu që të dyja duhet të trajtohen nga duar të forta. Duhet të bëjmë çdo përpjekje për të parandaluar dhe kontrolluar rreziqet kryesore për t'i siguruar popullit jetë të lumtur, stabilitet në shoqëri dhe siguri për vendin".

Ai u kërkoi përfaqësuesve ta bëjnë qeverisjen shoqërore më sistematike, racionale, inteligjente dhe në përputhje me sundimin e ligjit.

Xi kërkoi gjithashtu koordinim më të mirë dhe aftësi për të parashikuar dhe parandaluar rrezikun. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore