Hapet sesioni i 61-të i Agjencisë Atomike Ndërkombëtare

2017-09-19 17:38:42 CRI Komenti juaj Printoni

Sesioni i 61-të i Agjencisë Atomike Ndërkombëtare u hap të hënën në Vjenë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 168 vende anëtare. Në këtë takim do të diskutohen gjerësisht tema të sigurisë bërthamore, të përdorimit paqësor të teknologjisë bërthamore etj. Në takimin e ditës së parë u miratua rizgjedhja e sekretarit të tanishëm të përgjithshëm të Agjencisë Atomike Ndërkombëtare, Yukiya Amano.

Sesioni do të zgjasë për pesë ditë. Në gjendjen e tanishme, problemi bërthamor i Koresë mbetet fokusi i takimi.

Në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë e hapjes, sekretari i përgjithshëm Yukiya Amano u shpreh se plani bërthamor i Koresë së Veriut është një problem shumë i mprehtë, ndërsa shprehu keqardhje për provën bërthamore të 3 shtatorit:

"Unë i bëj thirrje Koresë së Veriut të zbatojë plotësisht të gjitha rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Agjencisë Atomike Ndërkombëtare. Agjencia Atomike po bën përgatitje për t'u rikthyer në Korenë e Veriut."

Duke folur për zbatimit të marrëveshjes së gjithanshme për problemin bërthamor të Iranit, Yukiya Amano u shpreh se Irani po zbaton premtimet e bëra në marrëveshje.

Kjo agjenci do të vazhdojë ta inspektojë mospërdorimin e materialeve bërthamore nga Irani, si dhe do të konfirmojë nëse ekzistojnë materiale e aktivitete bërthamore të padeklaruara.

Njëkohësisht sekretari i përgjithshëm theksoi rëndësinë e mbrojtjes së sigurisë së energjisë bërthamore, ndërsa u kërkoi vendeve anëtare që të nxjerrin mësime nga aksidenti i centralit të parë bërthamor në Fukushimas në Japoni.

Në vitin 2009, Yukiya Amano u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Agjencisë Atomike Ndërkombëtare dhe në vitin 2013 ai u rizgjodh sekretar i përgjithshëm. Në mars, ai u rizgjodh përsëri sektar i përgjithshëm dhe mandati i ri i tij do të fillojë më 1 dhjetor të këtij viti dhe do të zgjasë për 4 vjet. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore