KE-ja mund të miratojë negociatat për Shqipërinë vitin e ardhshëm

2017-09-19 10:04:03 CRI Komenti juaj Printoni

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein vlerësoi zgjedhjet e 25 qershorit si më të mirat të realizuara ndonjëherë dhe shpreh bindjen se Komisioni do të votojë "pro" hapjes së negociatave për Shqipërinë, por vetëm në qershorin e 2018-s.

Ai i bëri komentet gjatë vizitës në Shqipëri.

Sipas tij, BE-ja i kishte vënë dy kushte thelbësore Shqipërisë; zgjedhjet, të cilat sipas Flackenstein ishin më të mirat dhe reforma në drejtësi.

Palët në Shqipëri janë shprehur të gatshme për përmbushjen e detyrimeve që lidhen me rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE dhe nxitjen e mirëqenies së qytetarëve.

Shqipëria mori statusin e vendit kandidat të BE në 2014-n.

Mrekulli
Lajmet Kryesore