Kina, përpjekje të përbashkëta për zgjidhjen e krizës në Gadishullin Korean

2017-09-14 15:01:25 CRI Komenti juaj Printoni

Prova e gjashtë bërthamore e Koresë së Veriut shkakton goditjen e sistemit të mospërhapjes së armëve bërthamore dhe shkel rëndë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha të martën përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Vjenë në selinë e OKB-së, ambasadori Shi Zhongjun.

Duke folur në takimin e këshillit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, ai shtoi se veprimi i Koresë së Veriut shton në Gadishullin Korean dhe shkatërron paqen dhe stabilitetin rajonal.

Ambasadori Shi Zhongjun tha se pala kineze mendon se "sanksionet" nuk janë një metodë e përshtatshme për zgjidhjen e krizës bërthamore të Gadishullit Korean.

"Thelbi i problemit është siguria. Ky problem duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore. Kina do të zbatojë detyrat saj, por mendimi se Kina duhet ta zgjidhë e vetme krizën bërthamore të Gadishullit Korean është e jo objektive dhe jo real," tha Shi. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore