Kina, e gatshme për të diskutuar rihapjen e "Nathu La Pass" me Indinë

2017-09-13 10:03:48 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang, tha se pala kineze është e gatshme të diskutojë me Indinë për rihapjen e një shtegu malor për të lehtësuar kalimin e pelegrinëve indianë.

"Nathu La Pass" në Himalajë lidh Sikkimin e Indisë me Xizang-un e Kinës.

Shumë pelegrinë nga Sikkimi kanë kaluar përmes këtij kalimi në rajonin autonom të Xizang-ut për për pelegrinazhe që nga viti 2015.

Kalimi u mbyll pas bllokimit të fundit në Doklam mes dy vendeve.

Geng tha të martën se Kina vlerëson shkëmbimet njerëzore dypalëshe dhe është e gatshme të diskutojë çështjen e pelegrinazhit me Indinë, duke pasur parasysh se trupat indiane janë tërhequr nga territori kinez.

Mrekulli
Lajmet Kryesore