Presidenti çek refuzon planin e refugjatëve të BE-së

2017-09-13 10:36:31 CRI Komenti juaj Printoni
Çekia nuk do të ndryshojë qëndrimin ndaj çështjes së refugjatëve, dhe refuzon të marrë refugjatë, madje edhe duke rrezikuar uljen e fondeve. Qëndrimi i vendosur erdhi nga presidenti çek Milosz Zeman të martën, gjatë takimit me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Të dy presidentët kanë vlerësime të ndryshme ndaj politikës së BE-së për refugjatët. Zeman mendon se Bashkimi Europian mund të ndihmojë vendet e origjinës së refugjatëve. "Ndihma e BE-së mund të jetë shumë më efikase në fushën e energjisë, ujit, ndërtimit të shkollave, të spitaleve dhe në fusha të tjera.

Nga ana tjetër presidenti gjerman Steinmeier mendon se duhet të respektohet plotësisht vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Ministrat e brendshëm të BE-së zhvilluan një takim urgjent më 22 shtator 2015, ku votuan planin e zhvendosjes së 120 mijë refugjatëve nga Italia dhe Greqia. Ministrat e Çekisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Hungarisë vunë veton, ndërsa Finlanda abstenoi. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore