Prezantohet iPhone X

2017-09-13 20:13:27 CRI Komenti juaj Printoni

Me rastin e 10-vjetorit të celularit iPhone, të martën, kompania Apple prezantoi produkte të reja, duke përfshirë iPhone 8, iPhone X etj.

Ceremonia u zhvillua në teatrin Steve Jobs, në selinë e përgjithshme të kompanisë Apple në Kaliforni të SHBA-së. Në fjalimin e tij, CEO-ja i Apples Tim Cock e kujtoi Steve Jobs dhe pika më e ndritshme në ceremoninë është publimi i iPhone X. iPhone X konsiderohet si një celular i ri i reformës ku hiqet susta Home dhe shtohet funksioni i njohjes nëpërmjet fytyrës. Parashikohet që çmimi i iPhone X do të jetë rreth 1000 dollarë, më i shtrenjti deri tani.

Kurse iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus bazohen në karikimin pa tel dhe në krahasim me brezin e kaluar të iPhone-ve, iPhone 8 e iPhone 8 Plus dallohen nga cilësia e fotografimit, ekranit etj.

Në ceremoni u prezantuan dhe Apple Watch, Apple TV etj. (Fani/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore