Presidenti amerikan Trump do të vizitojë Kinën

2017-09-13 18:46:02 CRI Komenti juaj Printoni
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang u shpreh të mërkurën në Pekin se me ftesën e presidentit kinez Xi Jinping, në nëntor presidenti amerikan Donald Trump do të bëjë një vizitë shtetërore në Kinë.

Geng Shuang tha se gjatë takimit të martën në Uashington me sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson, anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës Yang Jiechi u shpreh se Kina dëshiron të bëjë përpjekje me palën amerikane, në mënyrë që vizita e presidentit Donald Trump në Kinë të ketë rezultate pozitive. (Fani/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore