Ambasadorja Jiang Yu takon presidentin Meta

2017-09-12 19:57:51 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri znj. Jiang Yu u takua më 7 shtator me presidentin e ri shqiptar z.Ilir Meta.

Ambasadorja Jiang i përcolli udhëheqësit shqiptar përshëndetjet dhe urimet e përzemërta të kreut të Shtetit të Kinës Xi Jinping dhe e falënderoi zotin Meta për kontributin për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si kryetari i Kuvendit.

Ajo theksoi se me mbështetjen e presidentit Meta, marrëdhëniet kino-shqiptare do të futen në një epokë të re.

Presidenti Meta i përcolli ambasadores Jiang përshëndetje për homologun e tij kinez. Ai tha se Shqipëria dhe Kina duhet të forcojnë bashkëpunimin në fushën e tregtisë, të turizmit, të shkëmbimeve mes të rinjve etj.

"Jam i gatshëm të forcoj marrëdhëniet e tanishme dypalëshe dhe të forcoj bashkëpunimin në të mirë të dy popujve," tha Meta.

Ambasadorja Jiang tha se, miqësia tradicionale mes dy popujve është thesar i vlefshëm për të dy palët. Tani, marrëdhëniete gjithanshme Kinë-Shqipëri po zhvillohen me ritme të shpejta dhe falë forcimit të konsensusit dhe të bashkëpunimit dypalësh miqësia tradicionale është ringjallur me vitalitet të ri. Pala kineze është e gatshme të punojë me palën shqiptare për nxitjen e bashkëpunimit gjithëpërfshirës në sfera të ndryshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore