Koreja e Jugut mbetet e vendosur për çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean

2017-09-12 10:10:38 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria e Koresë së Jugut i përmbahet qëndrimit për çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean dhe njëherësh pranon se çështja bërthamore e Koresë së Veriut mbetet një sfidë e madhe e afatgjatë, tha të hënën ministrja e Jashtme jugkoreane, Kyung-wha Kang.

Duke biseduar me gazetarët e huaj, Kang u shpreh se që nga marrja e detyrës nga presidenti i ri Moon Jae-in, nga ana mbrojtëse dhe diplomatike, çështja bërthamore e Gadishullit Korean është dhe do të jetë sfida më e madhe edhe për vitet në vazhdim.

Ajo tha se qeveria e Koresë së Jugut do të vazhdojë përpjekjet për ta nxitur Korenë e Veriut të heqë dorë "plotësisht, në mënyrë të verifikueshme dhe pakthyeshme" nga zhvillimi i bombës bërthamore. Ky sipas saj është gjithashtu dhe qëllimi i komunitetit ndërkombëtar.

Ajo theksoi se qeveria e Koresë së Jugut aktualisht nuk po konsideron rivendosjen e armëve bërthamore taktike dhe shtoi se nuk ka bisedime të tilla me ShBA-në. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore