Putin dhe Merkel theksojnë negociatat për zgjidhjen e krizës në Gadishullin Korean

2017-09-12 10:03:19 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vładimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel biseduan në telefon të hënën situatën në Gadishullin Korean. Të dyja palët theksuan se kriza duhet të zgjidhet vetëm nëpër negociatave.

Sipas njoftimit të Kremlinit, Putini dhe Merkeli dënuan me vendosmëri provokimet e Koresë së Veriut, të cilat shpërfillin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ata vunë në dukje se veprimet provokuese të Koresë së Veriut shkelin Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore dhe përbëjnë një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë rajonale.

Udhëheqësit e të dy vendeve ritheksuan se kriza në Gadishullin Korean duhet të zgjidhet vetëm në rrugë politike dhe diplomatike, nëpër rifillimit të bisedimeve.

Kohët e fundit, presidenti Putin ka diskutuat me udhëheqësit e Kinës, Japonisë dhe të Koresë së Jugut për gjendjen në Gadishullin Korean.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova u shpreh më 8 shtator se propozimi kino-rus është zgjidhja më e mirë për problemit të Gadishullit Korean. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore