IAEA formon grupin e punës për Gadishullin Korean

2017-09-12 09:40:12 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Yukiya Amano tha të hënën se organizata e tij po krijon një grup pune posaçërisht për çështjen bërthamore të Gadishullit Korean.

 

Në një njoftim për anëtarët e këshillit, Yukiya Amano tha se krijimi i grupit të punës mbi çështjen bërthamore të Gadishullit Korean ka për qëllimin që të shtojë kontrollimin ndaj këtij problemi dhe njëkohësisht të bëjë përgatitje për inspektimin e mundshëm në Korenë e Veriut.

Yukiya Amano shprehu keqardhje për provën bërthamore të zhvilluar kohët e fundit nga Koreja e Veriut dhe i bëri thirrje Phenianit të ndalojë eksperimentet e tilla.

Në qershor 1994, IAEA shpalli ndërprerjen e ndihmave teknologjike ndaj Koresë së Veriut në reaktorët bërthamorë për përdorimin civil, ndërkohë qeveria e Koresë së Veriut shpalli menjëherë tërheqjen nga kjo organizatë. Tashmë programi bërthamor i Koresë së Veriut ndodhet jashtë sferës së kontrollit të agjencisë. (Wang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore