ShBA-Rusi, bisedime në Helsinki për përmirësimin e marrëdhënieve

2017-09-12 09:36:58 CRI Komenti juaj Printoni

Mes tensioneve diplomatike ShBA-Rusi, është njoftuar se zyrtarët e lartë të dy vendeve do të takohen për të përmirësuar marrëdhëniet në Helsinki të Finlandës.

Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto u takua të hënën me nënsekretarin amerikan të Shtetit Thomas Shannon në Helsinki, duke u shprehur se zyrtari amerikan do të takohet të martën me zv.ministrin e Jashtëm rus Sergei Ryabkov.

Megjithatë, asnjë nga ambasadat nuk ka dhënë detaje mbi kohën dhe vendin e bisedimeve.

Presidenti Niinisto vizitoi Uashingtonin muajin e kaluar, kur presidenti amerikan Donald Trump shprehu gatishmërinë e tij për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore