Presidenti Trump përkujton 11 shtatorin

2017-09-12 20:03:17 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara u trishtuan për "të vrarët nga terroristët" 16 vjet më parë, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë përkujtimore në Pentagon, për nder të 11 shtatorit.

Ai i paralajmëroi ekstremistët, duke thënë se "Amerika nuk mund të frikësohet".

Pothuajse 3 mijë vetë humbën jetën, kur avionët e rrëmbyer nga terroristët goditën Qendrën Tregtare Botërore dhe Pentagonin, ndërsa një i tretë u rrëzua në një fushë në Pensilvani.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore