Li Keqian, vendet e ndryshme të ruajnë tregtinë e lirë

2017-09-12 19:51:58 CRI Komenti juaj Printoni

Vendet anembanë botës duhet të ruajnë tregtinë e lirë, pavarësisht paqartësive në ekonomitë e tyre. Kjo ishte deklarata e kryeministrit kinez, Li Keqiang në një takim të zhvilluar në Pekin, ku ishin të pranishëm drejtues të institucioneve botërore financiare, ndër të cilët shefja e FMN-së, Christine Lagarde dhe ai i Bankës Botërore, Jin Yong Kim.

Kreu i qeverisë kineze tha se ekonomia e vendit pritet të përmirësohet në vitet e ardhshëm.

Nga ana e saj, Christine Lagarde theksoi se ekonomia globale po rimëkëmbet, por mund të ndikohet lehtësisht nga pasiguria politike dhe kërcënimi i proteksionizmit.

Sekretari i Përgjithshëm i OECD-së, Angel Gurria nënvizoi se bota ka nevojë për një version të globalizimit më të mirë, më të fortë dhe më të ndershëm. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore