Tiranë: Zhvillohet takimi për gazsjellësin Adriatiko-Jonian

2017-09-08 09:37:59 CRI Komenti juaj Printoni
Mbledhja e 4-t e radhës, e Njësisë së Menaxhimit të projektit për gazsjellësin Adriatiko-Jonian (IAP) do të zhvillohet të premten në Tiranë, ku pritet të jenë të pranishëm personalitete të institucioneve të linjës kombëtare dhe ndërkombëtare, ambasadave të huaja, donatorë dhe ekspertë të fushës.

Ky është projekti i dytë pas TAP, me një rëndësi strategjike jo vetëm për ekonominë shqiptare, por edhe për vendet e rajonit e më gjerë. Gazsjellësi Adriatiko-Jonian, është i gjatë 516 kilometra. Gazsjellësi i propozuar IAP do të nisë nga qyteti i Fierit (Shqipëri e mesme) duke u lidhur me TAP, do të kalojë në Mal të Zi, Bosnje dhe do të përfundojë në Split të Kroacisë.Ky gazsjellës ka si objektiv primar transportin e 5 miliardë metrave kub gaz çdo vit, nga Azerbaixhani në vendet e Europës jug-lindore.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore