"The hidden treasure" promovon Shqipërinë

2017-09-08 09:37:20 CRI Komenti juaj Printoni
Bashkia e Beratit, në bashkëpunim me kompaninë gjermane "Global Limits" do të organizojnë për herë të parë në Shqipëri, aktivitetin "The hidden treasure", një vrapim 220 km, në terren të vështirë, ku nuk kalojnë automjetet.

Veprimtaria do të nisë në qytetin e Beratit në datën 10 shtator 2017 dhe më 16 shtator gara do të përfundojë në qytetin antik të Butrintit.

Pjesëmarrësit do të jenë 70 vrapues nga kontinente të ndryshme dhe veprimtaria ka synim promovimin e Shqipërisë turistike. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore