Kroçera "Sirena" dhe veliera "Sea Cloud" ankorohen në Durrës

2017-09-06 09:57:44 CRI Komenti juaj Printoni
Mëngjesin e së martës në kalatat 4 dhe 5 të portit të Durrësit u ankoruan kroçera "Sirena" dhe veliera "Sea Cloud", dy anije turistike të ankoruara disa herë në portin më të madh të vendit. Kroçera "Sirena" me gjatësi prej 181 metra ka në bord 641 turistë, 343 nga të cilët nga SHBA-ja, dhe pjesa tjetër nga 24 vende të botës. Turistët me 10 autobusë të agjencive turistike nga porti kanë vizituar Durrësin, Krujën dhe Beratin. (ATSH)
Mrekulli
Lajmet Kryesore