RMB forcohet kundrejt dollarit, duke krijuar rekord për një vit

2017-08-31 17:56:31 CRI Komenti juaj Printoni

Më 30 gusht, monedha kineze RMB u vlerësua me 191 pikë, deri në nivelin 6.6102, me një rritje prej afro 5% në krahasim me atë të fillimit të vitit. Disa kompani kineze shprehen se kjo rritje ka ndikuar ndaj tregtisë së jashtme, por kompanitë kanë aftësi të reagojnë. Kurse për kinezët, vlerësimi i RMB-së do të thotë aftësi më e fortë e konsumit, e cila në një farë mase është në dobi të shkallëzimit të konsumit të produkteve të importuara.

Që nga viti 2017, lëvizja e kursit të këmbimit të RMB-së në dy drejtime është më e dukshme. Kohët e fundit, monedha kineze RMB ka shënuar rritje kundrejt dollarit, duke tërhequr vëmendjen në tregun financiar. Grupi Aoyang, është një kompani private kineze me seli në qytetin Zhang Jiagang të provincës Jiangsu. Biznesi i grupit përfshin veshje të leshta, fibra kimike, medikamente etj. Industria e tekstilit konsiderohet si me ndikim të madh në vlerësimin e RMB-së. Menaxheri i shitjeve të këtij grupi, Xu Huilong tha se kompania është ndikuar nga ky vlerësim përsa i përket lëndës së parë dhe veshjeve që prodhon. Por luhajtjet e vlerësimit apo të zhvlerësimit të monedhës mund të përballohen nga kompania ."

Megjithatë, vlerësimi i RMB-së ka sjellë ndikime që nuk mund të injorohen, ndërsa te konsumatorët kinezë, fuqia blerëse për artikujt nga jashtë është rritur. T-mall ndërkombëtar i Grupit Alibaba ofron produkte të importuara për konsumatorët vendës. Lidhur me këtë, ekspertja e marrëdhënieve publike Pan Hongying tha se mund të shërbejë si nxitje për rritjen e konsumit të produkteve të importuara.

"Vlerësimi i këmbimit të RMB-së shkakton forcimi i konsumit të RMB-së, por në platformat e tregtisë ndërkombëtare, si T-mall etj., kinezët mund të blejnë mallrat e importuara me çmim më të lirë, po kështu dhe pajisjet e vogla elektrike, mallra që mund të nxitin rritjen e importit ."

Mrekulli
Lajmet Kryesore