Krijohet Qendra Ndërkombëtare e Informacionit mbi Zhvillimin e Kinës

2017-08-22 20:33:15 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën u krijua zyrtarisht në Pekin Qendra Ndërkombëtare e Informacionit mbi Zhvillimin e Kinës. Po atë ditë u publikua edhe "Raporti për Zbatimin nga Kina të Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030". Me këtë rast presidenti i Kinë Xi Jinping dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i dërguan njëri-tjetrit mesazhe urimi.

Objektivi kryesor i "Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030" të OKB-së është zhdukja e varfërisë. Zv.drejtori i Zyrës së Uljes së Varfërisë të Këshillit të Shtetit të Kinës Wu Min flet për arritjet e Kinës në këtë fushë:

"Që nga viti 2013, qeveria kineze ka përmirësuar strategjinë kombëtare të zbutjes së varfërisë, për të ulur numrin e popullsisë së varfër. Nga vitin 2013 deri në vitin 2016, sipas standardeve të tanishme në Kinë, numri i të varfërve në fshat u ul nga afro 100 milionë në vitin 2012 deri në pak më shumë se 40 milionë në vitin 2016, duke e ulur mbi 50 milionë numrin e të varfërve, ose mesatarisht afro 14 milionë në vit. Përqindja e varfërisë në fshat u ul nga 10.2 % në 4.5 % tani."

Shëndetësia është një ndër objektivat e tjera bazë të "Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm". Feng Yong nga Komisioni Kombëtar i Planifikimit Familjar dhe Shëndetit i Kinës bën të ditura këto të dhëna:

"Në fushën e shëndetit të gruas dhe fëmijës, përqindja e vdekshmërisë së grave shtatzëna dhe foshnjave është ulur para afatit të përcaktuar në objekivat e 'Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030'. Në fushën e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve ngjitëse, Kina ka ndërtuar sistemin më të madh të informacionit mbi epidemitë e këtyre sëmundjeve. Në fushën e shëndetit publik, Kina ka formuar sistemin më të madh të sigurimeve shëndetësore bazë. 80% e banorëve në Kinë mund të arrijnë në institucionet më të afërta shëndetësore brenda 15 minutash, kurse 95 % marrin pjesë në sigurimet shëndetësore."

Drejtori i Zyrës së Bashkëpunimit Jug-Jug të OKB-së Jorge Chediek mendon se përvoja e Kinës është me vlerë për mbarë botën:

"Në 40 vjetët e kaluar, Kina ka pasur arritje shumë të rralla në historinë e njerëzimit. Historikisht, asnjë vend nuk ka kaluar aq shumë faza zhvillimi si Kina, e cila realizoi një rritje të të ardhurave mesatare për frymë mbi 20-fish brenda disa dhjetëvjeçarësh. E gjithë bota ka një interes të madh për zhvillimin e Kinës dhe shpreson të mësojë nga përvoja e Kinës për realizimin e kësaj mrekullie. Përvoja e zhvillimit të Kinës në 40 vjetët e kaluar është shumë e çmuar për botën."

Mrekulli
Lajmet Kryesore