Austronautët kinezë e europianë përfundojnë trajnimin e përbashkët

2017-08-22 20:07:38 CRI Komenti juaj Printoni

Një grup astronautësh kinezë dhe europianë kanë përfunduar një program trajnimi 17-ditor në bregdetin kinez.

Përveç një prove për punën në grup, reagimin emergjent dhe vendimmarrjen, ky program është gjithashtu pjesë e një plani më të gjerë për të forcuar bashkëpunimin hapësinor ndërmjet Kinës dhe Evropës.

Programi i trajnimit u mbajt në zonën detare pranë qytetit Yantai, për të imituar skenarin kur një anije kozmike me kozmonaut duhet të bëjë një ulje emergjente në det për shkak të problemeve që mund të ketë gjatë kthimit në Tokë.

Astronautëve iu kërkua të dilnin nga anija kozmike imituese dhe të kryenin operacione vetëshpëtimi në një mjedis detar përpara se të të shpëtoheshin nga anijet e helikopterët.

Huang Weifeng nga Qendra e Kërkimeve dhe e Trajnimit të Astronautëve e Kinës është një nga drejtuesit e projektit:

"Ne kemi pasur trajnime për shpëtim dhe mbijetesë në pishina dhe rezervuarë në të kaluarën. Këtë herë u zhvendosëm për herë të parë në det. Trajnimi aty është shumë më i ndërlikuar. Rreziqet janë më të larta, për shkak të dallgëve të mëdha e motit të paparashikueshëm në det."

18 astronautë morën pjesë në trajnim, duke përfshirë Yang Liwei, astronautin e parë të Kinës.

Edhe 51-vjeçari Jing Haipeng, austronauti kinez me numrin më të madh të fluturimeve hapësinore - tre - ishte në trajnim.

Në trajnim u përfshinë edhe dy astronautë evropianë.

Astronauti gjerman Matthias Maurer është një prej tyre:

"Kjo është hera e parë që astronautët evropianë trajnohen këtu në Kinë, kështu që mësuam se si trajnohen kinezët, si i zbatojnë procedurat, cilat janë standardet e trajnimit. Duke ardhur këtu dhe duke parë të gjitha këto, na duket se standardi është vërtet i lartë. Kjo është vërtet gjë e mirë."

Programi i trajnimit në Shandong kryhet një vit pasi Agjencia Evropiane e Hapësirës i ftoi astronautët kinezë në programin vjetor të trajnimit në një ishull italian. Ky është i fundit në një varg bashkëpunimesh mes Kinës e Agjencisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore