Trump:Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani "e papranueshme"

2017-08-22 11:21:02 CRI Komenti juaj Printoni
Grupi militant i talibanëve i nisi një letër të hapur, presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke i bërë thirrje që SHBA-ja të heq dorë nga Afganistani, në vend që të rrisë numrin e trupave, pas konfliktit 16 vjeçar.

Presidenti Trump tha të hënën se një tërheqje e shpejtë e trupave amerikane nga Afganistani është "e papranueshme" dhe strategjia e tij e re do të zhvendoset nga një qasje e bazuar në kohë, në një qasje bazuar nga kushtet në terren.

Aktualisht në Afganistan gjenden rreth 8,400 trupa amerikane, pasi shumica e trupave të NATO-s janë larguar në vitin 2014.

Sipas raportimeve të mediave, Mattis ka rekomanduar shtimin e trupave me 4 mijë në Afganistan, rekomandim që pret miratimin e presidentit Trump.

Mrekulli
Lajmet Kryesore