Sulmi në Barcelonë, policia ekzekuton shoferin e furgonit

2017-08-22 10:09:45 CRI Komenti juaj Printoni
Policia spanjolle konfimoi se efektivët kanë qëlluar për vdekje shoferin e furgonit, Younes Abouyaaqoub, i cilësuar nga autoritetet si përgjegjës për sulmin terrorist të së enjtes, që u mori jetën 14 personave në Barcelonë.

22-vjeçari u qëllua të hënën gjatë një operacioni në periferi të Barcelonës.

Kryetari i qeverisë së Katalonjës, Carles Puigdemont:

"Pak para orës 5 së pasdites, forcat e policisë qëlluan për vdekje shoferin e furgonit Younes Abouyaaqoub, që shkaktoi sulmin e së enjtes në Barcelona, me pasojë vdekjen e 14 vetëve."

Tashmë të gjithë anëtarët e qelizës terroriste përbërë prej 12 vetësh, përgjegjës për sulmet në Barcelonë dhe Cambrils ose kanë vdekur ose janë arrestuar. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore