Kina mirëpret projetkligjin e Ontario-s për Ditën Përkujtimore të Masakrës së Nanjing-ut.

2017-08-22 10:01:15 CRI Komenti juaj Printoni
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying tha se Kina mirëpret projektligjin e propozuar nga provinca kanadeze e Ontarios për të caktuar 13 dhjetorin në Kanada si Ditën Përkujtimore të Masakrës së Nanjing-ut.

Ministria e Jashtme e Kinës përsëriti gjithashtu qëndrimet e saj ndaj mosmarrëveshjes kufitare me Indinë dhe për çështjen e Gadishullit Korean.

"Mirëpresim projektligjin e propozuar nga qeveria e Ontario-s në Kanada. Ky vit shënon 80-vjetorin e Masakrës së Nanjing-ut. Është e njohur për të gjithë se Masakra e Nanjing-ut është një krim makabër i kryer nga agresorët japonezë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe një fakt historik që nuk mund të mohohet. Vetëm duke mësuar nga ndodhitë e së kaluarës mund të parandalojmë përsëritjen e tragjedisë së luftës. Kështu mund të ruajmë paqen dhe hapjen ndaj së ardhmes."

Ndërkohë, Ministria e Jashtme konfirmoi përplasjen në pjesën perëndimore të kufirit me Indinë të martën e kaluar.

"Kina shpreh pakënaqësi të fortë mbi këtë çështje dhe ka shprehur vazhdimisht shqetësim serioz ndaj kësaj çështje. Kina i bën thirrje palës indiane të respektojë marrëveshjen lidhur me këtë dhe të zbatojë rregullat e Vijës aktuale të Kontrollit, të vitit 1959, duke rikthyer paqen dhe stabilitetin në rajon."

Hua Chunying theksoi se trupat kineze u bllokuan nga trupat indiane gjatë një patrullimi të rregullt në anën kineze. Ajo tha se ushtarët indianë vazhduan sulmin me atë që ajo e quajti "lëvizje drastike," nga ku mbetën të plagosur disa ushtarë kinezë.

Për çështjen në Gadishullin Korean, Kina nxit palët të konsiderojnë me seriozitet propozimin e Kinës "Dy ndalimet", që i kërkon nga njëra anë Koresë së Veriut të heqë dorë nga testet bërthamore dhe nga ana tjetër SHBA-së dhe Koresë së Jugut t'u japin fund stërvitjeve të përbashkëta ushtarake. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore