IS-i merr përgjegjësinë për sulmin me thikë në qytetin rus të Surgut

2017-08-20 10:00:26 CRI Komenti juaj Printoni

Grupi terrorist i Shtetit Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për një sulm me thikë në qytetin qendror rus të Surgut të shtunën në mëngjes, që shkaktoi shtatë të plagosur.

Autoritetet ruse nuk kanë komentuar mbi incidentin deri më tani.

Një person goditi me thikë këmbësorët në rrugët kryesore të Surgut, duke u vrarë më pas nga forcat e sigurisë që shkuan në vendngjarje.

Sipas të dhënave paraprake, autori i sulmit ishte një 23-vjeçar banor i qytetit.

Autoritetet po hetojnë informacionin se ai vuante nga çrregullime mendore

Mrekulli
Lajmet Kryesore