Boston: Protestë kundër racizmit një javë pas ngjarjeve të Charlottesville-it

2017-08-20 09:58:55 CRI Komenti juaj Printoni

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Bostonit të shtunën për të demonstruar kundër racizmit dhe urrejtjes, një javë pas shpërthimit të dhunës në protestat në Charlottesville të Virgixhias.

Protestuesit hodhën parulla antinaziste dhe mbanin pankarta që dënonin nacionalizmin e bardhë.

Veprimtaria u organizua në përgjigje të konfrontimeve midis nacionalistëve të bardhë dhe aktivistëve të majtë në Virxhinia të shtunën e kaluar, që shkaktuan tre të vdekur, dy nga të cilët policë.

Grupet konservatore gjithashtu organizuan protesta në Boston të shtunën, por tubimi u shpërnda më herët sesa pritej për arsye të panjohura.

Konservatorët thanë se ata nuk kishin lidhje me nacionalistët e bardhë e neonazistët dhe mesazhi i tyre ishte mbrojtja e lirisë së shprehjes.

Kreu i policisë së Bostonit William Evans tha se 500 policë u dërguan në vendin e protestave për t'i mbajtur grupet e ndryshme larg njëri-tjetrit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore