Fillon në tetor faza e parë e zbatimit të projektit hekurudhor tajlandezo-kinez

2017-08-20 09:36:48 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasada kineze në Bangkok thotë se Kina dhe Tajlanda pritet të nënshkruajnë në shtator dy kontratat e fazës së parë të një projekti hekurudhor mes dy vendeve.

Në një deklaratë të ambasadës thuhet se të dy vendet kanë përfunduar negociatat për kontratën e projektimit të fazës së parë të hekurudhës dhe kanë rënë dakord për çmimin në kontratën e mbikëqyrjes.

Faza e parë përfshin një hekurudhë prej 253 km nga Bangkoku në Nakhon Ratchasima. Ndërkohë, në fazën e dytë hekurudha do të shtrihet deri në Nong Khai, në kufirin mes Tajlandës dhe Laosit.

Puna për ndërtimin e segmentit të parë do të fillojë në tetor. Kjo do të jetë hekurudha e parë standarde e shpejtësisë së lartë në Tajlandë. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore