Xi: Rrafshnalta Qinghai-Tibet, një barrierë e rëndësishme ekologjike

2017-08-20 09:33:54 CRI Komenti juaj Printoni

Një ekip kërkimor do të nisë ekspeditën e dytë shkencore të Kinës në rrafshnaltën Qinghai-Tibet.

Ekspedita, e udhëhequr nga Akademia Kineze e Shkencave, do të analizojë ndikimin e ndryshimeve mjedisore në zhvillimin shoqëror dhe do të japë sugjerime për ndërtimin e një parku kombëtar në zonë.

Presidenti kinez Xi Jinping i ka bërë thirrje ekipit të përqendrohet në problemet që lidhen me kapacitetet mbartëse të burimeve dhe mjedisit, rreziqet e fatkeqësive, si dhe zhvillimin e gjelbër.

Ai vërejti se rrafshnalta Qinghai-Tibet është një barrierë e rëndësishme ekologjike sigurie dhe një bazë strategjike e rezervave të burimeve.

Kina e filloi ekspeditën e saj të parë shkencore në rrafshnaltë në vitet '70 të shekullit të kaluar, duke mbledhur të dhëna që siguronin bazën shkencore për mbrojtjen e mjedisit në rajon.

Mrekulli
Lajmet Kryesore