Kina dërgon njësinë e parë të helikopterëve në misionet paqeruajtëse të OKB-së

2017-08-19 10:19:22 CRI Komenti juaj Printoni

Ushtria kineze ka përfunduar dërgimin e njësisë së parë të helikopterëve në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Njësia, e cila përbëhet nga një personel prej 140 vetash dhe katër helikopterë "Mi-17", do të kryejë patrullime ajrore dhe do të ndihmojë në transportin e personelit dhe të mallrave në rajonin e Darfurit në Sudan.

Chen De-hui, komisar politik i njësisë, thotë se ata janë të gatshëm për fillimin e operacioneve në Sudan.

Kontingjenti i fundit i njësisë prej 99 vetash u largua nga Kina të premten.

Rajoni i Darfurit ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme humanitare që nga viti 2003, për shkak të konfliktit mes forcave qeveritare sudaneze e popullsisë lokale.

Presidenti kinez Xi Jinping, i cili është gjithashtu kryekomandanti i ushtrisë kineze, premtoi dërgimin e një njësi helikopterësh në misionet paqeruajtëse të OKB-së në Afrikë, gjatë pjesëmarrjes në një samit të OKB-së në Nju-Jork në vitin 2015.

Kina filloi të merrte pjesë në misionet paqeruajtëse të OKB-së në vitet 1990.

Më shumë se 2 800 ushtarakë kinezë janë të përfshirë aktualisht në misionet paqeruajtëse në Sudanin e Jugut, Liban dhe Mali.

Mrekulli
Lajmet Kryesore