ShBA-ja nis hetimin e praktikave të pronësisë intelektuale të Kinës

2017-08-19 10:01:50 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesi Tregtar i ShBA-së Robert Lighthizer ka filluar zyrtarisht një hetim të të ashtuquajturave "praktika të pronësisë intelektuale" të Kinës, sipas nenit 301 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974.

Ky veprim pason nënshkrimin të hënën nga presidenti i ShBA-së Donald Trump të një urdhri ekzekutiv, që i mundësoi Lighthizer-it nisjen e një hetimi.

Sipas nenit 301, presidenti i ShBA-së ka të drejtën të vendosë në mënyrë të njëanshme tarifa apo kufizime të tjera tregtare ndaj vendeve të tjera.

Pekini i ka kërkuar Uashingtonit të vlerësojë objektivisht përparimin e Kinës në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe t'i zgjidhë mosmarrëveshjet nëpërmjet dialogut. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore