Studiuesit australianë, zbulim për alergjinë ndaj kikirikut

2017-08-18 10:16:39 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, studiuesit australianë deklaruan se kanë arritur një zbulim të madh për trajtimin e alergjisë së kirkirikut, dhe shpresojnë se ajo mund të përdoret në të ardhmen për trajtimin e alergjive të tjera ushqimore.

Më 16 korrik në revistën "The Lancet" u publikua rezultati i këtij studimi, të nisur nga Instituti Murdoch 8 vjet më parë. Studjuesit kryen trajtimin eskperimentar 18-mujor mbi 56 fëmijë, ndërsa në fund të eksperimentit në vitin 2013, 80% e fëmijëve alergjikë mundën të hanin artikuj të prodhuar me kikirik. Pas 4 vjetësh 70% e fëmijëve të trajtuar nuk ishin më alergjikë ndaj kikirikut.

Sipas statistikave, në botë një ndër 20 fëmijë është alergjik ndaj ushqimeve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore