Siri, pas 6 vjetësh hapet panairi i Damaskut

2017-08-18 09:57:11 CRI Komenti juaj Printoni

Panairi i 59-të Ndërkombëtar i Damaskut u hap të enjten në kryeqytetin e Sirisë, pas një ndërprerjeje 6 vjeçare.

Ky panair me pjesëmarrjen e mbi 1600 ndërmarrjeve nga 43 vende e rajone, përfshin fushat energjetike, të automjeteve, të tekstileve, të makinerive etj.

Në fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes, kryeministri i Sirisë Imad Khamis tha se zhvillimi i këtij panairi në Damask i tregon botës aspiratën e popullit sirian për një jetë të qetë si dhe vendosmërinë për luftën kundër terrorizmit.

Panairi Ndërkombëtar i Damaskut nisi në vitin 1954 dhe është i përvitshëm. Edicioni i 58-të u zhvillua në korrik të vitit 2011 dhe më vonë u ndërpre për shkak të acarimit të krizës në Siri. (Wang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore