Rusi: manovra ushtarake Rusi-Indi s'ka lidhje me tensionin Kinë-Indi

2017-08-18 09:56:39 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha të enjten se nuk janë të arsyeshme deklaratat që lidhin manovrën e përbashkët ushtarake Rusi-Indi me situatën aktuale të marrëdhënieve midis Kinës dhe Indisë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të korrespondentit të Agjencisë kineze të lajmeve Hsinhua, Maria Zakharova tha se manovra e përbashkët ushtarake Rusi-Indi "Indra" 2017 do të zhvillohet në tetor në korpusin lindor të Rusisë, si manovër e rregullt vjetor, ndaj nuk duhet të lidhet me marrëdhëniet aktuale midis Kinës dhe Indisë. "Ky është një provokim dhe nëse ka nevojë, pala ruse do të ofrojë informacione përkatëse për sqarim", tha zëdhënësja e diplomacisë ruse. (Wang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore