Hapet qendra rajonale e Bankës së Re të Zhvillimit të BRICS-it në Afrikë

2017-08-18 09:53:18 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten paradite sipas orës lokale, u hap në Johannesburg të Afrikës së Jugut qendra rajonale e Bankës së Re të Zhvillimit të BRICS-it në Afrikë. Në ceremoninë e hapjes, presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma u shpreh se vendet afrikane mirëpresin hapjen e Bankës së Re të Zhvillimit, pasi qendra rajonale e saj ka rëndësi monumentale për Afrikën e Jugut dhe tërë Afrikën.

Qendra rajonale në Afrikë është qendra e parë rajonale e Bashkës së Re të Zhvillimit të BRICS-it.

Presidenti Zuma shtoi se pa ndërlidhjen e infrastrukturës, vendet afrikane nuk mund të marrin përfitime më të mëdha nga tregtia. Prandaj Afrika pret që Banka e Re e Zhvillimit të nxitë investimet në fushën e energjisë, transportit dhe në fusha të tjera të infrastrukturës. (Fani/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore