BRICS, të forcohet bashkëpunimi për dekadën e artë

2017-08-18 09:48:57 CRI Komenti juaj Printoni

Seminari i Qeverisjes së BRICS-it u zhvillua të enjten në Quanzhou të Kinës, ku përfaqësues ngaKina, Rusia, India, Brazili, Afrika e Jugut, Tanzania, Etiopia, Meksikë dhe vende të tjera në zhvillim shkëmbyen përvojat e tyre në qeverisje.

Zv./ kryetari i Departamentit Qendror të Propagandës Huang Kunming tha se tema e seminarit është "Hapje , gjithëpërfshirje, përfitime të ndërsjella, krijimi i një bashkësie fatesh të përbashkëta të njerëzimit".

Kjo temë i përshtatet dëshirave dhe pritshmërive të BRICS-it, me synim forcimin e komunikimit dhe thellimin e bashkëpunimit. Përfaqësues nga vende të ndryshme shkëmbyen mendime mbi temën, me rëndësi për pasurimin e arritjeve të takimit të udhëheqësve të BRICS-it në Xiamen dhe nxitjen e krijimit të një dekade të artë të bashkëpunimit të BRICS-it.

Mrekulli
Lajmet Kryesore