Kenia, përpjekje për ruajtjen e antilopëve të rralla

2017-08-18 09:45:13 CRI Komenti juaj Printoni

Përpjekjet e Kenias për mbrojtjen e antilopëve të malit Bongo po shënojnë arritje. Qendra për Mbrojtjen e Kafshëve të Egrave në Kenia njoftoi lindjen e 4 antilopëve, gjatë 2 javëve të fundit. Këto lindje kanë ringjallur shpresën për mbijetesën e antilopës së rrallë, që gjendet vetëm në Kenia.

Një vendbanim i posaçëm për rritjen e kësaj specie të rrallë, në rrezik zhdukjeje është ngritur në Malin Kenia.

Menaxheri i Qendrës, Donald Bunge tha se ata përpiqen për mbrojtjen e antilopëve të rralla nga gjuetia e paligjshme dhe mungesa e habitatit. Aktualisht në Kenia gjenden rreth 100 antilopë mali Bongo, ndërsa pragu shkencor për ruajtjen e specieve të rralla është 250. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore