Dueli Ronaldo-Messi për yllin e sivjetëm në futboll

2017-08-18 09:44:00 CRI Komenti juaj Printoni

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë përsëri pretendentë për çmimin Lojtari më i mirë i vitit, i shpallur nga FIFA. Ky çift futbollistësh, që ka dominuar çmimet botërore dekadën e fundit, bën pjesë në listën prej 24 kandidatësh për çmim.

Ronaldo ndonëse i pezulluar në 5 ndeshje mbetet një forcë e madhe për kryesimin e Real Madridit në Champions League dhe La Liga. Ndërsa Messi është golshënuesi më i mirë i Barcelonës, duke kaluar 500 gola të shënuar për klubin këtë vit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore