Abe-Hagerty, zotohen për forcimin e aleancës Japoni-SHBA

2017-08-18 19:23:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri japonez Shinzo Abe u takua të premten me ambasadorin e ri amerikan në Japoni, William Hagerty, duke shprehur dëshirën për vijimin e përpjekjeve të përbashkëta për forcimin e aleancës Japoni-SHBA.

Gjatë takimit, Abe shprehu shpresën për "vazhdimin e përpjekjeve dypalëshe për forcimin e mëtejshëm të aleancës mes dy vendeve".

Të njëjtën dëshirë shprehu dhe ambasadorin e ri amerikan në Japoni.

"Kam ardhur në një kohë sfidash për të dy vendet tona dhe mezi pres të punoj me ju," tha Hagerty nga ana e tij.

Bisedimet u mbajtën pas mbërritjes së Hagerty-t në Japoni të enjten dhe nën kushtet e një situate të tensionuar në Gadishullin Korean.

Hagerty pason ish-ambasadoren amerikane në Japoni, Caroline Kennedy, në kohën e ish-presidentit Barak Obama.

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore