Peniani, "shuplakë" presidentit të Koresë së Jugut

2017-08-18 19:06:54 CRI Komenti juaj Printoni

Peniani shprehu të premten pakënaqësi ndaj presidentit të Koresë së Jugut për politikën që ndjek ndaj Veriut dhe për bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në.

Kjo është hera e parë që Koreja e Veriut e bën përsonalisht përgjegjës Moon-in për mënyrën e trajtimit të marrëdhënieve veri-jug në 100 ditët e para të qeverisjes së tij.

E përditshmja "Rodong Sinmun" kritikoi liderin koreanojugor, i cili në fjalimin e së martës tha se "sfida më e madhe" e Seulit për momentin është "çështja bërthamore e raketore e Veriut."

Moon e mbajti fjalimin me rastin 72-vjetorit të çlirimit të Koresë nga sundimi i Japonisë.

Gazeta e akuzoi Moon-in se ka "nxitur përshkallëzimin e tensionit në Gadishullin Korean me politikën e tij të pabesë ndaj Veriut me mbështetjen nga jashtë."

Marrëdhëniet ndërmjet dy palëve vazhdojnë të tensionuara, shkak i të cilave janë bërë nga njëra anë programi bërthamor e raketor i Penianit dhe nga ana tjetër stërvitjet e përbashkëta ushtarake Kore e Jugut-SHBA. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore