2017-08-17 12:00:40 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Me këtë rast, Ambasada e Kinës në Shqipëri zhvilloi të dielën një simpozium për nismën "Një brez, një rrugë" për studentët e Hong-Kongut, ku morën pjesë i ngakuari i përkohshëm me punën e ambasadorit Bai Yunbin, këshilltari tregtar Lian Gang dhe diplomatë të tjerë të ambasadës. Këshilltari Lian Gang i njohu studentët me projektet e bashkëpunimit ekonomiko-tregar, midis Kinës e Shqipërisë, nën kornizën "Një brez, një rrugë". Delegacioni i studentëve hongkongas vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, të marrë me koncension nga shoqëria kineze " Everbright", pjesë e bashkëpunimit kino-shqiptar për "Një brez, një rrugë".
Të hënën, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbër Mazniku priti delegacionin e studentëve nga Hong-Kongu, i shoqëruar nga i ngarkuari i përkohshëm me punën e ambasadorit Bai Yunbin. Gjatë takimit, të dy palët shkëmbyen mendime për politikat e zhvillimit të rinisë, bashkëpunimin mes të rinjve etj.
Arbër Mazniku përshëndeti studentët nga Hong-Kongu për vizitën në Shqipëri dhe shprehu dëshirën që të rinjtë të mësojnë nga njëri-tjetri, duke shtuar njohjen e ndërsjellë, shkëmbimet e bashkëpunimin. Në takim u diskutua dhe për pjesëmarrjen e të rinjve në zhvillimin shoqëror, arsimim, në projektet për ndërtimin e qytetit etj.
Organizata e rinisë e Partisë Socialiste të Shqipërisë FRESSH e priti ngrohtësisht delegacionin e studentëve të Hong-Kongut. Nëpërmjet kësaj vizite, të rinjtë shqiptarë dhe hongkongas lidhën miqësi. Të shoqëruar nga përfaqësues të FRESSH-it, studentët hongkongas vizituan Galerinë Kombëtare të Arteve, Selinë e Partisë Socialiste dhe mbollën pemë dhe lule në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. (Fani/ Eda Merepeza)