Kinë-Egjipt, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për ndërtimin e hekurudhës

2017-08-16 10:28:13 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania kineze CREC-AVIC dhe Autoriteti Kombëtar për Tunelet i Egjiptit nënshkruan të mërkurën marrëveshjen për ndërtimin e hekurudhës elektrike në qytetin El-Asher Men Ramadan. Kjo do të shënojë përdorimin për herë të parë në Egjipt të pajisjeve hekurudhore kineze.

Projekti përfshin dy linja hekurudhore elektrike me shpejtësi 120 km/orë dhe 11 stacione, me një gjatësi të përgjithshme 66 km. Vlera e përgjithshme e marrëveshjes arrin në 1.24 miliardë dollarë.

Hekurudha pritet të lehtësojë trafikun në rajonin e Kajros, duke ofruar lehtësi në udhëtimin ditor të 5 milionë banorëve në qytetet e varura nga Kajro. Gjithashtu zbatimi i projektit do të ndihmojë në punësimin dhe zhvillimin e sektorit vendor të ndërtimit.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është një rezultat i rëndësishëm i bashkëpunimit në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" mes të dy vendeve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore