Kryediplomatët e Kinës e Rusisë, bisedë telefonike për Gadishullin Korean

2017-08-16 10:07:43 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov zhvilluan të martën pasdite një bisedë telefonike, gjatë së cilës shkëmbyen mendime mbi çështjen e Gadishullit Korean.

Wang Yi u shpreh se zgjidhja paqësore e kësaj çështjeje është në interes të shumë palëve, përfshirë Kinën dhe Rusinë. Ai vuri në dukje se të dy vendet kanë ruajtur komunikimin dhe bashkërendimin mbi çështjen e Gadishullit Korean, çka pasqyron nivelin e lartë të bashkëpunimit strategjik mes tyre. Në situatën e tanishme, Kina dhe Rusia duhet të forcojnë më tej komunikimin strategjik, të mbajnë nën kontroll situatën, të nxitin bisedimet e paqes dhe të mos lejojnë asnjë palë që të krijojë konflikt në zonat pranë Kinës dhe Rusisë, vuri në dukje numri një i diplomacisë kineze.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shpreh nga ana tij se gjendja në Gadishullin Korean mund të acarohet përsëri, për shkak të manovrës së përbashkët ushtarake që do të zhvillojnë Koreja e Jugut dhe ShBA-ja. Ai e quajti të papranueshme një zgjidhje me mjete ushtarake të çështjes bërthamore të Koresë së Veriut, duke shtuar se duhet të ndiqet një rrugë zgjidhjeje paqësore politike e diplomatike.

Mrekulli
Lajmet Kryesore