Koreja e Jugut: ndalohet shitja e vezëve të ndotura

2017-08-16 10:05:24 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria koreanojugore nëpërmjet një deklarate të martën konfirmoi ndotjen e vezëve të prodhuara në një pulari vendëse me insekticidin Fipronil dhe ndaloi shitjen e tyre. Bëhet fjalë për heqjen nga tregu koreanojugor të 80-90% të vezëve. Ndërkohë në deklaratë thuhet se ka nisur kontrolli në mbi 1400 pulari të vendit.

Fipronili është një insekticid për zhdukjen e pleshtave dhe insekteve të tjera dhe nëse njerëzit e konsumojnë ai mund të shkaktojë dëme në mëlçi, veshka dhe tiroide. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përfshirë këtë insekticid në listën e kimikateve "toksike të moderuara për njerëzit" . (Vera/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore