Kina: ShBA, të mos dëmtojë marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dypalëshe

2017-08-16 10:04:13 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër-ekzekutiv, nëpërmjet të cilit autorizohet përfaqësuesi tregtar të hetojë të ashtuquajturat "veprime tregtare të Kinës" si transferimi i teknologjisë në fushën e të drejtave të pronësisë intelektuale etj. Lidhur me këtë, të martën, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying tha në një konferencë shtypi:

"Së pari, jemi të mendimit se ShBA-ja nuk duhet të shkatërrojë rregullat shumëpalëshe. Së dyti, çdo veprim amerikan i proteksionizmit tregtar do të dëmtojë marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dypalëshe dhe interesat e ndërmarrjeve të të dy vendeve. Së treti, pala kineze nuk do t'i mënjanojë veprimet e paarsyeshme të palës amerikane, në dëm të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare dypalëshe dhe do të marrë të gjitha masat e duhura për të mbrojtur interesat e saj të ligjshme." (Fani/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore