Teknikat italiane të ndërtimit në Ugandë

2017-08-16 09:53:19 CRI Komenti juaj Printoni

Teknikat italiane të ndërtimit me panele plastike (polistiren), të përforcuara me rrjete teli, po përhapen gjerësisht në tregun e banesave në Ugandë. Me këtë rast është rritur biznesi i pasurive të paluajtëshme. Ministria e Tokës bëri të ditur se çdo vit në Ugandë ndërtohen rreth 2000 njësi të tilla banimi, duke krijuar mundësi më të mëdha strehimi. Megjithatë çmimet e këtyre banesave mbeten të larta për qytetarët e vendës me të ardhura mesatare.Teknologjia e re italiane për ndërtimin e banesave bazohet në përdorimin e paneleve plastike, që forcohen me rrjeta teli, si dhe sigurohen me strukturë betoni.

Zbatuesi i kësaj teknologjie italiane të ndërtimit, Wolfgang Enderlie e cilëson atë si të përparuar dhe më pak të kushtueshme.

"Kjo teknologji ndërtimi është e shpejtë, e fortë dhe me cilësi të mirë sepse i reziston ujit, zhurmave, tërmeteve dhe dëmtimeve të tjera të mundshme. Në të njejtën kohë këto banesa kushtojnë më pak se ato tradicionale. Mendojmë se kostoja e tyre do të jetë 30% më e ulët se e shtëpive tradicionale", tha Enderlie.

Për ndërtimin e banesave në Ugandë përdoren materiale ndërtimi si tullat, druri dhe lëndë të tjera, por nuk kanë jetëgjatësi. Sipas Raymond Rwabita , analist biznesi në grupin italian të ndërtimit, banesat me panele plastike kanë jetë më të gjatë

"Me një panel të vetëm, mund të sigurohet një strukturë elastike, pesë herë më rezistente se tullat prej betoni. Pra kemi të bëjmë me një ndërtesë shumë të fortë. Edhe struktura e brendshme e ndërtesës është po aq rezistente, nuk prishet dhe nuk e transmeton nxehtësinë. Mbi të gjitha është jetëgjatë", thotë analisti.

Aktualisht, kompania italiane po importon panele nga Evropa dhe ka ndërtuar njësi banimi model për promovim.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore