Kina, zotëruesja më e madhe e bonove amerikane të thesarit

2017-08-16 20:31:29 CRI Komenti juaj Printoni

Kina rifitoi në qershor pozicionin si zotëruesja më e madhe e bonove amerikane pas nëntë muajsh, sipas të dhënave të fundit publikuar të martën nga Departamenti Amerikan i Thesarit.

Në qershor, niveli i bonove amerikane të thesarit që zotëron Kina u rrit me 44.3 miliardë dollarë amerikanë, rritje për të pestin muaj radhazi me një total prej 1.1465 trilionë dolarësh.

Japonia, e cila tetorin e kaluar ishte zotëruesja më e madhe e bonove amerikane të thesarit, shkurtoi nivelin me 20.5 miliardë dollarë duke arritur në 1.0908 trilionë dollarë në muajin qershor.

Deri në fund të qershorit, vlera e përgjithshme e bonove amerikane të thesarit u rrit në 6.1713 trilionë dollarë nga 6.1236 trilionë dollarë që ishte në maj.

Shtimi i zotërimit të bonove amerikane të thesarit nga Kina vjen pas lehtësimit të presionit të daljes së kapitalit si dhe nga forcimi i monedhës kineze RMB. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore