Kina reagon ndaj kritikave të SHBA-së

2017-08-16 19:54:53 CRI Komenti juaj Printoni

Kina reagoi ndaj raportit të fundit të SHBA-së mbi çështjet fetare në vend. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying vuri në dukje në konferencën e shtypit të zhvilluar të mërkurën se Kina nxit SHBA-në të respektojë faktet, të kushtojë rëndësi për çështjet e veta dhe të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendeve të tjera.

"Qeveria kineze respekton dhe mbron plotësisht lirinë fetare të qytetarëve. Në Kinë, kombësitë dhe banorët e krahinave të ndryshme gëzojnë lirinë fetare sipas ligjit. Raporti i SHBA-së ka mënjanuar faktet dhe ka demaskuar të vërtetën, duke dënuar pa arsye gjendjen fetare të Kinës. Kina e kundërshton me vendosmëri këtë ndërhyrje të nxituar dhe është plotësisht kundër këtij raporti," u shpreh Hua Chunying para mediave.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore