Kina nxit bashkëpunimin shumëpalësh për "Një brez, një rrugë"

2017-08-16 18:51:49 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying u shpreh në Pekin se nisma e propozuar nga Kina "Një brez, një rrugë" ka një perspektivë të gjerë dhe përshtatet me prirjen, zhvillimin dhe interesat e popujve të botës.

Ajo nënvizoi se Kina është e gatshme që bashkë me vendet përkatëse të vazhdojë ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë" në bazë të parimit "konsultim i përbashkët, ndërtim i përbashkët dhe ndarje e përbashkët e përfitimit".

Mediat njoftuan se ministri i Zhvillimit Kombëtar dhe zv.ministri i Financave i Singaporit Huang Xuncai vlerësoi lart nismën "Një brez, një rrugë", duke thënë që kjo do të ndryshojë zhvillimin e ardhshëm të Azisë dhe do të jetë një platformë më e madhe potenciale për bashkëpunimin rajonal.

Në konferencën e shtypit zhvilluar të mërkurën, Hua reagoi se Kina është e gatshme të shtojë bashkëpunim me Singaporin nën kornizën "Një brez, një rrugë", për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit të gjithanshëm Kinë-Singapor, në favor të dy popujve.

"Nisma 'Një brez, një rrugë' është një projekt i rëndësishëm ndërkombëtar dhe një platformë e rëndësishme bashkëpunimi që favorizon shumë popuj. Ajo është platformë gjithëpërfshirëse që nxit rigjallërimin e rritjes ekonomike rajonale dhe botërore. Kina është e gatshme që të vijojë bashkëpunimin me vendet për zhvillimin e 'Një brez, një rrugë' në bazë të parimit "konsultim, ndërtim dhe shpërndarje e përbashkët", për të shpejtuar procesin e integrimit rajonal dhe për të luajtur rol aktiv në zhvillimin e përbashkët rajonal."

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore